Agjencia Telegrafike Shqiptare (Albania)
- Jul 17, 2024
- 1 min read
Një darkë në hapësirë për vetëm 750 000 euro!
Por, kjo ëndërr do të jetë e realizueshme vetëm për një pjesë të popullsisë botërore, pikërisht për ata me buxhet të madh financiar.
Darka sipas organizuesve do të kushtojë 750 mijë euro.
Projekti ambicioz u prezantua nga ”Apoteo Surprise”, një agjenci me bazë në Paris e cila organizon evente, dasma dhe udhëtime luksoze.
Emri i restorantit të ardhshëm do të jetë ”StellarEmbrace” dhe do të synojë të nxjerrë në atmosferë vetëm dy persona në të njëjtën kohë për një darkë me pamje nga planeti Tokë.
Të ”ftuarit” e hapësirës do të futen në një kapsulë brenda një tullumbace stratosferike të fryrë me helium dhe më pas do të largohen 35 kilometra nga Toka për dy orë.
Gjatë këtij udhëtimi çifti spacial do të argëtohet nga një robot, ndërsa vakti aktual do të shërbehet nga një sistem inteligjence artificiale.
Shampanjë, karavidhe, tartuf, havjar, mjalt dhe grejpfrut janë disa ushqime që përfshihen në menunë e “space”, për një eksperiencë luksoze me një kosto prej 750 mijë eurosh dhe që zgjat gjithsej 7 orë.

